Një vit pas vizitës së Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Laura Bush. Drejtuesit e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” kanë mbajtur premtimin e dhënë. Ata kanë inauguruar qendrën e pranimit të urgjencave në Spitalin Obsetrik Gjinekologjik të financuar nga USAID, AMC dhe Ministria e Shëndetësisë. Në ceremoninë e inaugurimit, ishin të pranishëm drejtues të maternitetit, Ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka, Zonja Liri Berisha si dhe ambasadori amerikan John Withers.
Halim Kosova: “Si sot një vit më parë, unë pata nderin dhe privilegjin të falënderojë zonjën e parë të SHBA-së Laura Bush, për ndihmën e çmuar të dhënë nga populli amerikan, popullit shqiptarë edhe në sektorin shëndetësorë. Falë kësaj ndihme dhe asistence, ne sot po përpiqemi të krijojmë një model shërbimi shëndetësor, model që unë shpresoj të mbillet shumë shpejt në të gjithë Shqipërinë”.
John Withers: “Puna që ju bëni këtu do t’ju ofrojë shërbim dhe ndihmë të gjitha grave, do të përmirësojë në mënyrë cilësore kujdesin që ju ofrohet nënave të reja dhe fëmijeve të sapolindur. Do të ofrojë një vend ku gratë shtatzëna do të marrin informacion, përkujdesje dhe gjithashtu do të shkëmbejnë eksperienca me grat e tjera shtatzëna. Pajisjet dhe ndihmat do të ndihmojnë në reduktimin e kostove të shtimit të pacientëve”.
Qendra e re e trajtimit të urgjencave që nuk ekzistonte më parë. do të jetë pika kryesore e takimit të pacienteve me stafin mjekësorë për përcaktimin e diagnozës dhe dhënien e ndihmës së parë./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami
Operator Petrit Xhaferi
Montazh Vilma Halilaj