Gazetari i Tv Klan, Erion Todhe, në një lidhje direkte nga Tbilisi, në prag të sfidës Gjeorgji-Shqipëri, zbuloi se ditën e diel, ka ndodhur edhe një incident.
Sipas tij, ultrasit vendas të Gjeorgjisë, kanë goditur një tifoz të Shqipërisë. Todhe deklaroi gjithashtu se “Tifozët Kuq e Zi”, kanë kërkuar që policia t’i shoqërojë drejt stadiumit.
“Priten rreth 500 ose pak më shumë tifozë të Shqipërisë. Kanë ardhur tifozë nga vende të ndryshme të Europës. Ka pasur edhe një incident dje. Një tifoz i Shqipërisë, kam mësuar se është goditur nga ultrasit vendas. Grupimi TKZ, ka kërkuar mbështetjen e policisë vendase, për tu shoqëruar drejt stadiumit. Kjo është për shkak të ngjarjeve të ndodhura në Tiranë, ku mesa duket janë goditur edhe tifozë të Gjeorgjisë, pas fitores së tyre. Shpreësojmë që të mos ketë ngjarje të tilla më vonë.”, deklaroi Todhe.
Ndeshja Gjeorgji-Shqipëri, luhet këtë të hënë në orën 18:00, ndërsa transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan.
/tvklan.al