Kombëtarja shqiptare do të përballet këtë të premte me Çekinë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Në një lidhje direkte nga Praga, gazetari i Tv Klan, Erion Todhe, tregoi atmosferën e tifozëve kuqezi, në prag të këtij takimi.

Të shumtë në numër dhe në një prej lokaleve të Pragës, tifozët kanë nisur festën e tyre nën thirrjet: “O sa mirë me qenë shqiptar!”.

Për Tv Klan, në prag të këtij takimi, foli edhe ish-futbollisti, Parid Xhihani, i cili zbuloi se kishte pasur një takim me lojtarët të enjten dhe tha se janë shumë të përqendruar te ndeshja.

“Është një nga ndeshjet e rëndësishme të Kombëtares shqiptare. Unë mendoj e do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për ecurinë. Atmosfera është shumë e mirë. Unë i takova çunat dhe janë shumë të përqendruar. Në 20 minutat e para duhet të jemi të fokusuar në mbrojtje. Nëse zbatojnë detyrat e trajnerit, mendoj se do e kalojnë me sukses këtë ndeshje”, deklaroi Xhihani.

Ndeshja Çeki-Shqipëri, do të nisë në orën 20:45, ndërsa transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Tv Klan.

/tvklan.al