Kombëtarja shqiptare luan mbrëmjen e sotme njërën prej finaleve të Nëntorit në Ligën e Kombeve. Në stadiumin ‘Air Albania’ do të luhet ndeshja Shqipëri-Çeki, ndaj të cilës kërkohet fitorja për të mbajtur gjallë shpresat për fitimin e grupit B1.
Gazetari i Tv Klan, Erion Todhe shprehet se gjendja e futbollistëve është shumë e mirë si fizike ashtu edhe ajo emocionale.
Sa i takon formacionit të mundshëm gazetari Todhe shprehet se në informacionet që qarkullojnë është që formacioni do jetë ai i përhershmi. Me shumë mundësi shprehet gazetari, Strakosha do të jetë në portë, Balliu në krahun e djathtë, Ismajli dhe Ajeti në qendër dhe Mitaj në krahun e Majtë. Bajrami, Asllani dhe Ramadani në mesfushë, Asani, Tuci dhe Uzuni në sulm.
Ndeshjen Shqipëri – Çeki që do të nisë në orën 20:45 do ta ndiqni direkt në Tv Klan.
Tv Klan