Mbrëmjen e së premtes Zac Efron ka përfunduar në spital pas “një incidenti të vogël në pishinë” në Spanjë, tha një zëdhënës i tij për TMZ ditën e shtunë.
Ylli 36-vjeçar u gjet brenda pishinës së një vile në Ibiza nga dy punonjës që e nxorën nga uji. Nuk dihet nëse ai përjetoi ndonjë episod të vështirë shëndetësor apo rrezikoi të mbytej.
Zëdhënësi tha se dërgimi i aktorit në spital ishte “masë parandaluese”. Raportohet se ai ka dalë të shtunën në mëngjes dhe është në gjendje të mirë.
Zac nuk ka postuar ende në rrjetet sociale për incidentin. Sipas mediave të huaja, ai po ndiqte Lojërat Olimpike në Paris dhe më pas ka shkuar në Spanjë.
Pritet që në vijim të zbardhen edhe rrethanat e plota të ngjarjes./tvklan.al