Gola, kartonë të kuq, incidente, përleshje mes futbollistëve dhe evazion të fushës nga tifozët në derbin Tirana-Dinamo.

Sulmuesi i Dinamos dhe shënuesi i golit të fitores, Elis Bakaj, ka përfunduar në Spitalin Ushtarak ku ka marrë mjekime për një hematomë në kokë si dhe është nënshtruar një grafie koke. Dëmtimi ka qenë i lehtë për futbollistin.

I gjithë sherri ka nisur pas shënimit të golit të fitores së Dinamos. Një konflikt mes Bakajt dhe Mukës, arbitri ka nxjerrë të dy futbollistët jashtë fushës me karton të kuq.

Lojtarët janë acaruar më shumë me njeri-tjetrin dhe sherri është kthyer në masiv pas përplasjes së futbollistëve të të dy skuadrave. Konfrontimi ka vazhduar edhe në tunel duke u futur për në dhomat e zhveshjes.

Tifozë nga tribuna karshi janë future në fushë. Policia është detyruar të largohet nga sherri i futbollistëve për të ndalur tifozët.

Tensioni në këtë ndeshje ka nisur që në fillim të takimit kur mbrojtësi bardhe e blu Bici është larguar me katron të kuq.

Më pas një i kuq edhe për portierin Nallbani. Kjo sjell barazimin e rezultatit në 1-1. Në të ‘87 Bakaj ka realizuar golin e fitores që e çon Dinamon në 45 pikë, 15 më shumë se vendi i dytë Besa./tvklan.al