Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Një ditë pas marrëveshjes qeverisëse të OKB-së me spektrin politik kosovarë, terreni ka pasur probleme. Një ushtar amerikan i forcës së NATO-s në Kosovë u vra ditën e djeshme kur automjeti i tij ndeshi në një minë në rajonin e Mitrovicës. Autoritetet amerikane do të japin më tepër detaje mbi këtë aksident tragjik.
Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Rajnhard i drejtoi ngushellimet familjes se ushtarit të vrarë. Rreth 7400 ushtare amerikanë që kanë në ngarkim sektorin lindor të KFOR janë dislokuar në Kosovë, përkrahë grekëve 1600 ushtarë, polakëve 750, ukrainasve 250 dhe lituanezeve 40.
Ndërsa Thaçi ka nisur sot vizitën e tij në Sarajevë. Ai është takuar me Presidentin e Bosnjes Ali Izetbejgoviç dhe Kryeministrin myslimanin Silajxhixh. Administratori i ri i OKB në Mitrovicë, Stefan Demisura bëri dje një gjest simbolik duke përuruar një pemë Krishtlindje mbi atë që njihet si ura e urrejtjes.
Kjo urë tha Demistura është simboli i tensioneve në Kosovë, por ajo përfaqëson dhe lidhjen që duhet të marrë fund për të bashkuar dy komunitetet. Të gjithë duhet të kuptojnë, përfundoi ai, vendosmërinë e OKB për të arritur një bashkejetesë paqësore midis serbëve dhe shqiptarëve./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori