Britaniku tentoi të parakalonte pilotin e Red Bull, por u nxorr nga pista
Xhiroja e 48 e Çmimit të Madh të Brazilit solli një tjetër incident mes dy rivalëve për titullin e kampionit të botës në Formula 1, Lewis Hamilton dhe Maks Verstappen.
Piloti i Red Bullit e nxori nga pista atë të Mercedesit, por zyrtarët e hetuan dhe vendosën që të mos të jepnin asnjë dënim kundrejt Verstappenit.
Pë shefin e Mercedesit, Toto Wolf, ky vendim të bën për të qeshur, ndërsa për atë të Red Bullit, Christian Horner, ishte i drejtë.
Në xhiron e 59, britaniku e parakaloi holandezin dhe siguroi një nga fitoret më brilante të tij, duke e çuar diferencën me rivalin në 14 pikë.
Hamilton festoi duke valëvitur flamurin brazilian. Por ai u dënua nga organizatorët me 5 mijë euro, sepse hoqi rripin e sigurimit dhe mori flamurin. Ndërkohë që nëse e përsërit deri në fund të vitit 2022, ai do të paguajë 20 mijë euro të tjera.
Klan News