Brenda tre muajve Ministrja Shuli do të përmirësojë gjendjen e rrugëve, kanalizimeve të ujërave të zeza dhe ndërtimeve pa leje. Në interpelancë para Parlamentit, Shuli deklaroi se 130 milion lekë të dhëna nga buxheti i shtetit janë të pamjaftueshme për stabilizimin e situatës. Vetëm për Tiranën janë vënë në dispozicion 44 milionë lekë ndërsa fondet e tjera do të përdoren në Vlorë, Sarandë dhe Shkodër.
Në veri do të hiqen të gjitha ndërtimet e paligjshme në hapësirat e gjelbërta të qyteteve dhe gardhet përreth pallateve. Shuli u ndal dhe në vlerësimin e 11 mijë apartamenteve të paprivatizuara deri tani. Banorëve të këtyre apartamenteve do t’u bëhet ulje prej 30 % nëse paguajnë menjëherë. Për të pastrehët do të jepen kredi pa interes për 25 vjet./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame