Stina e nxehtë e verës rrit jashtë mase konsumin e akulloreve, si një nga produktet më freskuese në këto ditë me diell përvëlues.

Rritja e konsumit ka rritur edhe kontrollet e inspektorëve të higjienës në subjektet që tregtojnë akullore, si dhe fast food-et, për të  bërë të mundur që konsumimi i këtyre produkteve të mos shkaktojë probleme me shëndetin.

Gjergj Ndoja: “Akullorja na rezultoi më mirë sesa vitin tjetër kur kishe një incidencë rreth 10% të rasteve kur produkti dilte jo brenda normave të duhura higjieno-sanitare. Këtë vit kjo inçidencë është në vlerën 4%. Ajo që është më e mirë që kjo ndotje 4% nuk shkaktojnë sëmundje ngjitëse. Tek fast-food-et ne kemi kontrolluar edhe lëndët e para dhe gjatë muajit Maj, por edhe Qershor kemi asgjësuar rreth 1680 kilogram produkte”.

Përveç këtyre produkteve, inspektorët kanë asgjësuar edhe një sasi pijesh freskuese të skaduara.

Megjithatë, ne krahasim me një vit me pare, kushtet e shitjes janë me te mira, siç pohon drejtori i Higjienës, por duke vërejtur serish problem, ky institucion kërkon edhe ndërgjegjësimin e konsumatorëve për ruajtjen e ushqimeve ne kushte të mira, ne këtë periudhe ku temperaturat arrijnë ne 40 grade./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami