Stina e nxehtë e verës rrit jashtë mase konsumin e akulloreve, si një nga produktet më freskuese në këto ditë me diell përvëlues.
Krahas rritjes së konsumit qytetar inspektorët e higjienës sanitare kanë përqendruar kontrollet në subjektet që tregtojnë akullore si dhe fast food-et për të bërë të mundur që konsumimi i këtyre produkteve të mos shkaktojë probleme me shëndetin”
Gjergj Ndoja: “Akullorja na rezultoi më mirë sesa vitin tjetër kur kishe një incidencë rreth 10% të rasteve kur produkti dilte jo brenda normave të duhura higjieno-sanitare. Këtë vit kjo inçidencë është në vlerën 4%. Ajo që është më e mirë që kjo ndotje 4% nuk janë baktere patogjene, por janë baktere që lidhen me papastërti të ndryshme, por që nuk shkaktojnë sëmundje ngjitëse. Tek fast-food-et ne kemi kontrolluar edhe lëndët e para dhe gjatë muajit Maj, por edhe Qershor kemi asgjësuar rreth 1680 kilogram produkte që kanë pasur një vlerë 1 milion e 300 mijë lekë të reja”.
Krahas produkteve ushqimore të fast fond-eve inspektorët kanë asgjësuar dhe një sasi pijesh freskuese të cilat ishin të skaduara.
Drejtori i Higjienës shprehet se përsa i përket kushteve higjieno-sanitare të tregtimit të këtyre produkteve situata është më mirë krahasuar me një vit më parë, ndërsa kërkon edhe ndërgjegjësimin qytetar për konsumimin e ushqimeve ne kushte të mira, në mënyrë që shëndeti i tyre të mos cenohet./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami