Inflacioni për muajin e dytë të këtij viti ka zbritur ne 1.9 %, nga 2.1 që ishte në janar, duke regjistruar nivelin më të ulët që prej majit të 2007-ës. Sipas të dhënave te sapo publikuara nga institute i Statistikave rritja mujore e çmimeve nga janari në shkurt është 0.7 %. Rritja më e madhe i takon ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike.

Ndërkohë që vijon rënia e çmimeve të karburantit, ku vetëm për shkurtin nafta u ul me 1,5 % ndërsa benzina me 1.6./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguri