Institucioni i vendimeve penale “Ali Demi” zhvilloi një aktivitet sportiv me pjesëmarrjen e ekipit fitues të të rejave te Partizanit ne volejboll.
Nën kujdesin e drejtoreshës së burgut dhe shefes së sektorit shoqëror pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Myfarete Laze, aktiviteti kishte si synim, zhvillimin e ndjenjës së përgjegjësisë, si dhe vetëbesimit te gratë në konflikt me ligjin.
Myfarete Laze: “Ne zbusim ditën, një ditë ndryshe. Mundohemi me organizu ditën që të mos mbajnë mendjen gjithmonë tek vështirësitë. Është një vazhdë e punës që bëhet e para përgatitje e atyre që vijën përnjëherë, që humbin lirinë dhe është kjo puna parapërgatitore. Është e tmerrshme të kalosh nga liria në pa liri. Masandej bëhet ai afrimiteti që krijojnë ata me njëri-tjetrin, bëhen aktivitete. Pastaj është vazhda e aktivitetit tjetër që është përgatitja e tyre që kanë ndejt 10 vjet, 15 vjet brenda për ambientin jashtë, që bëhen në bashkëpunim me drejtorinë, me psikologët, me sociologët që janë këtu, që përgatiten për jetën jashtë, për ndryshimet që kanë ndodhur këto 10 vjet bëhet një punë shumë e madhe”.
Sipas Lazes aktivitetet sportive dhe ato kulturore do të vazhdojnë të jenë një pjesë e pandarë e agjendës së drejtorisë së burgjeve./tvklan.al