Kjo godinë e ndërtuar në fshatin Pojskë të Pogradecit do të jetë institucioni i ri i vuajtjes së dënimit për gratë në konflikt me ligjin. Aty u vendosën 56 gra, 33 të paraburgosura dhe 23 të dënuara, të cilat u zhvendosën nga burgu i “Ali Demit” në Tiranë.
Burgu i ri i grave u inauguruara këtë të shtunë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, në prezencë të përfaqësuesve të Ambasadës së Mbretësisë së Bashkuar dhe asaj të Holandës. Për Manjën, edhe pse hapja e një burgu nuk është lajm i mirë, ndërtimi i këtij institucioni duhet të pritet si i tillë.
Ulsi Manja: Është një lajm i mirë që të gjithë së bashku kemi arritur të bëjmë një punë të mirë, që gratë dhe vajzat në konflikt me ligjin të kenë një trajtim dinjitoz, siç është paraparë në ligj, por edhe nga të gjitha standardet evropiane të trajtimit të paraburgosurve dhe të dënuarve.
BurgU i grave në Ali Dem do të rikonstruktohet dhe do të kthehet në burg të hapur, ose thënë ndryshe do të përdoret për aplikimin e gjysëm lirisë, ku personat në konflikt me ligjin, shkojnë aty vetëm natën, pasi kanë shkuar në punë apo shkollë gjatë ditës.
Tv Klan