Lajme Arkiva 2003
600 mijë lekë të dhëna nga Instituti Kombëtar për Integrimin e fëmijëve u dhanë për qytetin e Shkodrës. Më këtë shumë parash u blenë dhurata për fëmijët e mbetur jetim si pasojë e gjakmarrjes.
Në këtë kategori u përgatitën pako për rreth 200 fëmijë, po ashtu dhurata u përgatitën edhe për 60 fëmijë të shtëpisë së fëmijës në qytetin verior të Shkodrës.
Kryetari i Institutit për fëmijët jetim Ilir Shumani i ka kujtuar edhe njëherë donatorët se fëmijë të kësaj kategoria nuk ka vetëm në Tiranë, duke dhënë të kuptojë se këtë kategori sociale duhet ta ndihmojmë edhe nëpër rrethet e tjera të Shqipërisë.
Në pakot e shpërndara kishte veshje sportive, lodra, ushqime, etj./tvklan.al