Kryeministri Edi Rama mori pjesë në takimin e nivelit të lartë me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, për procesin e reformave të qeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit. Sipas kryeministrit Edi Rama nuk ka kohë për të humbur kur bëhet fjalë për procesin e rëndësishëm të negociatave me BE-në.
“Dokumenti analitik prej rreth 700 faqesh dhe puna e bërë janë pjesë e gjysmës së dytë të këtij viti, ndërkohë që gjysma e parë është konsumuar me frymën e skepticizmit, dyshimeve dhe kundërshtive apo akuzave. Ne sot jemi këtu për të diskutuar pasi është përmbyllur një fazë e parë shumë e rëndësishme, themelore për këtë proces. Dyshimet, hezitimet kanë qenë vërtetë shqetësuese për mua personalisht, sepse ne nuk e kemi luksin të humbasim kohë për gjëra të qarta si drita e diellit, por një provë kokëfortë e faktit se pjesa dërrmuese e mbështetësve të sinqertë të rrugës europiane të Shqipërisë, këtu përfshij dashamirës e kritikë, nuk e kanë idenë se çfarë është kjo fazë e negociatave. Fare!”
Kryeministri u ndal edhe te bojkoti i opozitës në komisionin Antikorrupsion ku tha se nuk pret askënd për të çuar para integrimin në BE.
“Forca të pabashkueshme ne nuk bashkojmë dot, nëse duan të na bashkohen ne, i presim me krahë të hapur, vendet e tyre bosh i kanë në komisionin anti-korrupsion, duke thënë unë nuk vij të ulem nuk mund të na pengojnë ne për të shkuar para, ne nuk mund të presim askënd Duke thënë unë nuk vit ë ulem të na pengojnë ne që të vazhdojmë të shkojmë para. Ne s’do të presim askënd, se nuk mund ta presim dot, nuk mund ta presim dot. Në rastin më të keq ne do të presim partnerët tanë kur nuk janë të bindur që nuk jemi duke fshehur gjë.
Forcë tjetër ne nuk presim, e di që ky është problem, minus dhe është korrekte dhe ajo që u përmend këtu, klima poltike, është shumë korrekte, por midis dy zgjedhjeve që ne të presim një bashkëpunim që nuk do ndodhë dhe të humbasim kohë dhe te fitojmë çdo minutë dhe gjithmonë të gatshëm për çdo bashkëpunim, ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, të vazhdojmë të thellojmë të gjitha reformat, të thellojmë dhe të bëjmë të pakthyeshme ndarjen mes pushteteve, rrugën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që është luftë e gjithë shtetit, të garantojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.”
Kryeministri Rama tha se Partia Socialiste udhëhoqi reformën në drejtësi. Ndërsa Ambasadori i delegacionit të BE-së Silvio Gonzato tha se integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor është në krye të përparësive të unionit.
Klan News