Llogaritë e sezonit aktual kanë përfunduar tashmë te Interi. Pas titullit kampion në Itali, zikaltërit kanë nisur të bëjnë bilancin në prag të sezonit të ardhshëm. Të shumta janë të ardhurat që do të përfundojnë në arkat e klubit italian, të cilat sipas mediave kapin vlerën e rreth 250 milionë eurove.
Në këtë kuotë bëjnë pjesë fitimet nga të drejtat televizive, bonuset nga Liga e Seria A e ato të UEFA-s, por edhe shitja e fanellave e vlera e rritur e kartonëve të futbollistëve. Pjesën më të madhe e zë pikërisht ky aspekt.
Lojtarët bazë, Lautaro, Thuram, Barella, Çalhanollu dhe Bastoni kanë pësuar në total një rritje prej mbi 150 milionë euro. Ndërkaq, shifrat nga shitja e fanellës pritet të kapin vlerën 50 milionë eurove, 25 prej të cilave nga uniformat ku janë të stampuar në gjoks dy yjet mbi logo.
Llogaritë që kënaqin jo pak drejtuesit, të detyruar për të bërë përforcime në merkaton e verës dhe ruajtur tempin edhe për sezonin e ardhshëm. Ndërhyrjet pritet të jenë të shumta në merkato, por edhe rinovimet me futbollistët kryesorë besohet se është një tjetër faktor i kërkuar nga trajneri Simone Inzaghi.
Klan News