Ashtu siç ishte paralajmëruar, Christian Eriksen i ka dhënë lamtumirën Interit dhe futbollit italian. Problemet në zemër të shfaqura nga mesfushori danez në kampionatin Europian kanë shtyrë skuadrën kampione të Seria A për të prishur me konsensus kontratën që skadonte në Qershorin e vitit 2024.
“Klubi dhe e gjithë familja zikaltër i uron suksese futbollistit në të ardhmen. Edhe nëse rrugët e Interit dhe Eriksen ndahen, ta do të mbeten në një lidhje të fortë dhe të pazgjidhshme. Momentet më të mira, golat dhe fitoret, si dhe festimi i Skudetos do të mbeten gjithmonë të fiksuara në historinë e klubit tonë”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Interit.
Eriksen pritet të rikthehet sërish në fushë, me Odense që është gati për t’i ofruar një kontratë, por ka zëra edhe për një interesim nga Ajaksi, ku u bë i njohur për tifozët. Në 16 sfida të luajtura me Interin që prej blerjes nga Tottenham, 29-vjeçari shënoi 8 gola dhe kontribuoi për shokët e skuadrës me disa asiste.
Klan News