Muaji Gusht ka rikthyer radhët në zyrat e aplikimit për kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike.
Behet fjale kryesisht për emigrantet që kanë ardhur me pushime, e qe e kane shfrytëzuar këtë periudhe për t’u pajisur me dokumentet e rinj te identifikimit.
“Jetoj në Itali, Milano. Kemi ardhur për t’u pajisur me pasaporta dhe me kartën e identitetit. Po e rinovojmë kemi dëgjuar që flitet që nga 2011-ta do hyjnë pasaportat e reja dhe nuk njihen ato të vjetrat.”
“Për pasaportën e re dhe për kartën e identitetit”.
Gazetarja: Ju jetoni në Shqipëri?
“Jo, jetoj jashtë.”
“Do bëj fotografi.”
Gazetarja: Pse?
“Për pasaportën”.
Gazetarja: Ku jeton?
“Në Milano”.
“Ne jetojmë në Itali, kështu që përfitojmë nga rasti t’i bëjmë meqë në 2011 do skadojnë edhe i bëjmë”.
Deri më tani rreth 70 mijë shtetas janë pajisur me pasaportën e re, një dokument qe shume shpejt do te jete i vetmi për te udhëtuar jashtë Shqipërisë, pasi me liberalizimin e vizave pasaportat e vjetra dalin jashtë funksionit.
Armand Teliti: “Mund të flasim për rreth 1 milion e gjysmë shqiptarë, të cilët kanë aplikuar për dokumentin e identitetit dhe diçka më shumë se 70 mijë shqiptarë që kanë aplikuar për pasaportën biometrike, ndërkohë unë do t’i kujtojë të gjithë qytetarëve që ka dy momente shumë të rëndësishme, certifikatat me fotografi nga data 1 Janar e vitit 2010 nuk do të njihen më si dokument identiteti, ndërkohë për pasaportën biometrike është një deadline tjetër shumë i rëndësishëm që shqiptarët presin liberalizimin e vizave dhe ky proces pritet të ndodhe në gjashtëmujorin e parë të vitit 2010 dhe lëvizjet natyrisht që do të liberalizohen vetëm për pasaportat biometrike.”
Pritet qe numri i aplikuesve për pasaportën e re te rritet ne Shtator, me mbarimin e sezonit te pushimeve.
Pajisja me pasaportat biometrike është kushti i mbetur qe Shqipëria te përfitojë nga lëvizja e lire./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami