Erisa Zykaj: “Për Parlamentin Evropian çështja e heqjes së vizave afatshkurtra për qytetarët shqiptarë është një çështje teknike dhe ajo nuk duhet ngatërruar me klimën politike në vend. Shqipëria i ka përmbushur kushtet teknike dhe si e tillë të gjithë janë vënë në lëvizje për të përshpejtuar procesin, por në momentin që dosja kalon te Këshilli i Ministrave, mjaftoi që një shtet anëtar të jetë i lëkundur për situatën politike dhe ky përshpejtim të mos bëhet. Gjithsesi, presidenca spanjolle ka shprehur gatishmërinë për ta përshpejtuar këtë proces.”
Marie Corneliseen: “Jam mbështetëse shumë e fortë e heqjes së vizave për Shqipërinë. Progresi që pashë ishte shumë impresionues, kështu që do t’i rekomandoj grupit tim që të votojë në favor të heqjes së vizave.”
Simon Bussutil: “Gjatë vizitës në Tiranë e pamë se ç’është bërë deri tani dhe na bëri shumë përshtypje përgatitja e Shqipërisë për kushtet teknike për procesin e heqjes së vizave. Ne jemi të përgatitur për t’i thënë po heqjes së vizave, por jemi duke pritur vlerësimin përfundimtar të Komisionit Evropian për kriteret teknike. Ne duam ta mbajmë këtë çështje në nivelin teknik për një vend që kërkon heqjen e regjimit të vizave. Ai duhet të përmbushë kriteret teknike. Ne nuk duhet ta përziejmë këtë me çështjet politike”.
Tanja Fajon: “Ne kemi vizituar Shqipërinë kohët e fundit dhe mbetëm goxha të kënaqur me progresin teknik të Tiranës. Do të thoja se, nëse Shqipëria plotëson kushtet, atëherë nuk ka arsye për shtyrje të procesit të heqjes së vizave. Përmbushja e kritereve të udhërrëfyesit për heqjen e vizave është një proces teknik. Janë më shumë se 100 kritere teknike që një vend duhet t’i përgjigjet për t’u kualifikuar. Pjesa teknike është më e rëndësishmja dhe unë nuk do të shtoja asnjë kriter politik në këtë udhërrëfyes. Duhet të jetë një proces rreptësishtë i ndarë me atë politik.”/tvklan.al
Gazetare: Erisa Zykaj