Gazetari: Zoti Dibra sot në mesditë ka pasur një deklarim të zv/kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm zotit Meta që bënte fjalë me përjashtimin e institucionit të dorëheqjes si nga ana e tij dhe nga ana e kryeministrit Fatos Nano, natyrisht në vazhdën e debateve që ka pasur në Partinë Socialiste, a ka kjo parti një qëndrim të qartë, të saktë, të plotë dhe të prerë lidhur me këtë çështje?

Agron Dibra: “Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë mes të tjerash në mbledhjen e saj të djeshme analizojë edhe çështjet e ngritura nga zv/kryeministri në letrën drejtuar kryetarit të parisË dhe sekretarëve të Parisë Socialiste të Shqipërisë. Në fjalën që mbajti zv/kryeministri në këtë mbledhje të kryesisë, akuza politike ndaj kryetarit të partisë dhe në të njëjtën kohë kryetari i partisë me përfaqësinë e plotë politike u dha përgjigje këtyre akuzave. Natyrisht nga këto dy këndvlersime politike me çështjen që ka të bëjë me qeverisjen dhe me politikën e Partisë Socialiste si parti në pushtet u krijua një antagonizëm midis kryeministrit dhe zv/kryeministrit. Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë, vendosi që asnjë nga antarët e kryesisë të mos komunikojë me medjan dhe mos bëjë asgjë publike për sa është thënë në mbledhjen e kryesisë, meqë këto gjëra, apo ky komunikim i medjas bëhet pas mbledhjes së kryesisë. Vij sot dhe më pyesin se zv/kryeministri ka dhënë një koferencë shtypi, gjithashtu sot në medja është bërë publike e gjithë fjala e zv/kryeministrit e mbajtur në kryesinë e partisë, pra duke mosrespektuar atë vullnet që u shfaq në mbledhjen e kryesisë dhe kjo e ka vështirsuar përfundimisht sipas mendimit tim, kapërcimin e konflikteve apo antagonizmit midis kryetarit të partisë dhe zv/kryeministrit. E thënë ndryshe unë jam shumë skeptik që dita e hënë do të sjelli ndonjë zgjidhje të këtij problemi dhe me aq sa është bërë sot publike në median e shkruar dhe në koferencën e shtypit unë shoh që divorci mes kryetarit të partisë dhe kryeministrit të Shqipërisë dhe zv/kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm tashmë është pothuajse fakt”.

Gazetari: A mund të pranojmë që edhe në qeveri do të kemi divorc, edhe në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste do të kemi divorc, edhe në grupin parlamentar do te kemi divorc dhe përfundimisht çfarë do të rrjedhë nga ky divorc, sa do ta pësojë qeverisja?

Agron Dibra: “Partia Socialiste e Shqipërisë në këto 12 vjet ka treguar që është një parti e pjekur, parti e matur, parti që ka ditur të mbajë përsipër dhe të përballojë sfidat dhe kostot politike që asaj i janë shfaqur këto kohë”.

Gazetari: Lidhur me të drejtën e transmetimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste mbrëmë, për ato ka pasur preferenca?

Agron Dibra: “Në asnjë mënyrë nuk ka pasur asnjë preferencë”./tvklan.al