Peshëngritja është sporti i vetëm që nuk i ka munguar asnjë olimpiade në të cilën Shqipëria ka marrë pjesë.

Erkand Qerimaj është një nga peshëngritësit debutues në Pekin 2008, ku pak ditë para garës do të mbushë 20 vjeç.

Sportisti shkodran, i cili prej pesë vjetësh konkurron edhe në kategorinë e të rriturve, tregon se tashmë është koha të kërkojë më shumë nga vetja për t’u futur në grupin e më të mirëve.

Erkand Qerimaj: “Duke pasur parasysh që stërvitjen shkencore që ato bëjnë është edhe ku përfaqësojnë dhe kushtet që ato kanë. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të ecim, dmth, të mos deklarojmë gjëra më të mëdha, por shpresoj që të marri…të bukur t’i kënaqi gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.”

Qerimaj, i cili është më i riu në moshë nga pjesëmarrësit në Lojërat Olimpike për kategorinë 77 kilogram, megjithëse ka dy vjet që studion për drejtësi e quan sportin prioritet.

Erkand Qerimaj: “Duhen edhe disa vjet që unë ta kryej shkollën. Atëherë kur ta kryej shkollën dmth do vendos, por momentin që unë jam i ri dhe do vazhdoj sportin, ajo është kryesorja për mua. Atëherë mbasi të mbaroj sportin mendoj do vazhdoj për ça unë jam tu kry shkollën.”

Rezultatin më të mirë në peshëngritje për Shqipërinë në Lojërat Olimpike e ka arritur Ilirjan Suli, i cili u rendit i pesti në dy garësh për peshën 77 kilogram në Sidnei para tetë vjetësh.

Erkand Qerimaj që numëron shumë medalje ndërkombëtare me të rinj do të zbresë më 13 Gusht në…e Pekin 2008./tvklan.al