Josip Kuze: “Mbi të gjitha jam i kënaqur me rezultatin, por edhe me pjesë të veçanta të lojës, sidomos me pjesën e dytë. U munduam të bënim lojën tonë sulmuese pasi pësuam gol në pjesën e parë dhe e merituam golin që shënuam. Duhet pranuar që është shumë e vështirë të luash në sulm me skuadra kaq të forta sepse shënojnë atëherë kur nuk e pret. Shpresoj që me Suedinë të luajmë më mirë se sot.”

Klodian Duro: “Nuk u dorëzuam dhe arritëm të përmbysim atë rezultatin e pjesës së parë që fatkeqësisht ishte në disavantazh. Por mendoj që ndaj kryesueses grupi ka ndal ekipin më të fortë në grup, besoj që Shqipëria tregoi fytyrën e saj të vërtetë.”

Lorik Cana: “Ekipi nuk e ka ul kokën, me disa modifikime në gjysëm trajneri na ka shtyrë përpara jemi fut në pjesë të dytë me kokën lart, me dëshirën për të shkuar përpara për të sulmuar dhe me plot merita e kemi arritur barazimin.”

Erjon Bogdani: “Me ardhjen e trajnerit të ri Kuze më dha shumë besim dhe ku një lojtar ka besim dhe luan dhe në nivele të larta siç është kampionati i serisë A nuk diskutohet domethënë që mënyrën më të mirë.”

Hamdi Salihi: “Nuk është kusht që unë duhet të shënoj se s’bën. Në qoftë se shkon gjithmonë kështu që unë ta hedh deri aty dhe Bogdani ta shtyjë jam shumë i gëzuar njësoj sikur kam shënuar.”

Armend Dallku: “Në pjesën e parë pak hasëm vështirësi, mirëpo në pjesën e dytë besoj që ishte në anën tonë dhe besoj që mund të merrnin 3 pikët në bazë të dy rasteve që kishim, kishim rast për të fituar. Mirëpo edhe me një pikë jemi të kënaqur.”/tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku