Menada Zaimi: “Zoti Bejtja a kishte mesazhe mjaftueshëm të qarta deklarata  e delegacionit të KiE-së për futjen e opozitës në Kuvend dhe zgjidhjen e krizës?”

Andi Bejtja: “Mendoj që kjo ka qenë ato pak rreshta që deklarata kishte sot, ka qenë deklarata më e qartë që është bërë ndonjëherë nga ndërkombëtarët në përgjithësi në lidhje me këtë krizë. Madje mund ti referohem dhe krizave tjera, kjo është deklarata më e qartë, ku thuhej që ngritja e komisionit kjo, kjo dhe kjo janë të mjaftueshme për ta futur opozitën njëherë e mirë në parlament. Duket fare qartë që prioriteti i komitetit ndërkombëtar A është futja e opozitës në Parlament. Kush do ta lexojë deklaratën nga D, C dhe nga F mund ta fillojë ta lexojë nga fundit, por A që ka qenë si të thuash lajtmotivi i gjithë deklaratave, i gjithë rezolutave është së pari futja e opozitës në parlament. Me një fjalë thënë në mënyrë figurative,  në qoftë se zoti Rama pretendon  ti bjerë lotaria duhet ta blejë njëherë biletën dhe pastaj pretendon për lotarinë dhe bileta është futja në Parlament. Kjo është A dhe kush nuk do ta lexojë këtë  nuk do dhe nuk ke çe bën. Tjetra është që po ta shikosh me kujdes dhe propozimi i djeshëm që u bë në presidencë, që kishte të bënte me faktin që, si një lloj shtegu që hapja ose mos hapja e kutive të kalojë në Gjykatë Kushtetuese, pastaj Gjykata Kushtetuese Komisionit të Venecias, është prapë një zgjidhje që është brenda kornizës kushtetuese dhe po ta shikosh, po ta analizosh këtë zgjidhje, duke pasur parasysh që përgjigja e Komisionit të Venecias mund të jetë dhe pak e gjatë, prapë tregohet qartë që prioriteti është hyrja e opozitës në Parlament. Këtu fillon A, këtu duhet blerë bileta dhe këtu fillon dhe gjithë politika dhe në qoftë se zoti Rama nuk e bën këtë mendoj që do tregojë që është thjesht një lider, por nuk është bërë akoma politikan.”

Menada Zaimi: “Zoti Bejtja sa afër dhe sa larg zgjidhjes jemi, duke patur parasysh se ka një deklaratë të KiE-së e mbështetur nga kryeministri Berisha, i cili ftoi opozitën që kjo të realizohet duke filluar që nga dita e nesërme. Por nga ana tjetër kemi opozitën, kreun e saj Edi Rama që përsëriti kushtin kryesor atë të hapjes së kutive të votimit?”

Andi Bejtja: “Informacionet e mia të brendshme nga takimet kanë që delegacioni është habitur teksa hodhi propozimin e Komisionit të Venecias. Më shumë priste një lloj refuzimi nga zoti Berisha se sa nga zoti Rama dhe ndërkohë gjeti të kundërtën dhe është për tu çuditur nga fakti dhe më vjen keq se si lideri i opozitës, po ta vini re sot deklaratën e sotme i referohet kreut të asamblesë dhe delegacionit që përfaqëson mbi 50 vende dhe i referohet në mënyrë pregjorative si mysafiri turk.” 

Edi Rama: “Dua ta theksoj fare shkoqur se as në bashkëbisedimet e hapura e të sinqerta me me ta. As në deklaratën e tyre zyrtare dhe as në përgjigjet e mysafirit turk nuk dëgjova të mohohet e drejta jonë për hapjen e kutive.”

Andi Bejtja: “Edhe kjo mendoj që mund ta bëjë Ramën lider, por nuk e bën prapë politikan, sepse është pregjorativitet i panevojshëm dhe që tregon një lloj pakënaqësie nga deklarata. Mendoj që shumë shpejt pavarësisht se si do reagojë, Rama po vazhdoi me mbajtjen e kutive dhe mos hyrjen në Parlament, mendoj që do ketë një lloj kartoni nga komiteti ndërkombëtar. Komiteti ndërkombëtar nuk mund të vazhdojë kështu edhe ne vetë kemi një lloj si të thuash dyshimi dhe skepticizmi ndaj komitetit ndërkombëtar, presim që ata të reagojnë si reagojnë liderët lokal, por në fakt ata reagojnë në mënyrë më etike. Mendoj që sot ata e bënë detyrën dhe kush nuk do ta kuptojë, nuk do ta kuptojë. Problemi është që në qoftë se zoti Rama vazhdon kështu mendojnë që do ti nxirret një karton i kuq ose karton i verdhë shumë shpejt. Sepse tashmë rruga është e qartë, është njësoj sikur klasa politike ka hipur në një makinë, zoti Berisha ka hipur në një makinë me zotin Rama dhe pa pritur zoti Rama thotë dua të iki nga ky krahu këtej. Dakord, ti nga krahu këtej, por unë po të tregoj rrugën, këtu ke asfaltin, këtu ke vijat e bardha, zoti Rama thotë unë dua ti bie nga mali dhe po i ra nga mali mendoj që do ketë një lloj kartoni nga komiteti ndërkombëtar. Ajo që mendoj unë e bllokon zotin Rama është marrëdhënia e tij me elektoratin, pasi ndoshta në mënyrë të gabuar mendon që duke mos hyrë në parlament ai forcon lidhjet me elektoratin socialist, por unë mendoj që është e kundërta. Ka një limit, ka një deadline, zoti Rama deri në datën 6 mars o bëhet politikan o nuk bëhet, ndryshe ngelet thjesht një lider. Një lider lokal i një partie të cilën po e … nga dita në ditë.”/tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi