Lajme Arkiva 2003
Goditja e punonjësit të policisë në krye të detyrës është përsëritur sërish, këtë herë gjatë një protestë ku banorët e Bathores kërkojnë përmirësim të kushteve të jetesës për këtë zonë.
Guret dhe çdo mjet rrethanor të përdorura nga disa persona të turmës kanë rënë në drejtim të punonjësve të policisë të cilët thonë se nuk kanë përdorur dhunë.
Shefi i rendit në komisariatin 2 kapiten ka qenë në radhën e punonjësve të policisë që u përballën në orët e paradites me turmën e acaruar të njerëzve të cilët kërkonin të kalonin në Tiranë.
Efektivi i plagosur: Desha nëpërmjet jush që të jepja një mesazh gjithë popullit shqiptarë që t’ju tregojmë që policia shqiptare dje u ka thënë protestuesve mos qëllon me gurë. Ne nuk kemi qëlluar as me gurë as me shkopinj, ndoshta ka pasur momente të tjera po deri në momentin kur unë jam plagosur.
Gazetarja: Cili moment ka shërbyer që ka nxitur turmën që të qëlloj me gurë ndaj jush?
Efektivi i plagosur: Nuk arrita ta kuptojë atë, po turma ishte egërsuar dhe donte patjetër që të kalonte në drejtim të qytetit të Tiranës. Ndoshta ky kordon bëri që të pengohej dhe ata nuk arritën dot. Ky ishte momenti kur ata filluan të godasin me gure.
Efektivi i plagosur: Ju keni pasur një urdhër nga eprorët tuaj për të reaguar ndaj dhunës, apo deri në momentin që ata kanë qëlluar ju keni qenë.
Efektivi i plagosur: Jo, reagimi jonë ka qenë vetëm shtyrje dhe nëpërmjet shtyrjes dhe mbajtjes së kordonit, këto janë taktikat e policisë. Këto veprime kryejmë ne zakonisht.
Tashmë efektivi i plagosur ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore, po është prekëse të shikosh se dhuna ka prekur sërish uniformat blu në krye të detyrës.
Di që janë vënë në lëvizje të gjitha strukturat e qeverisë duke filluar nga presidenti, mendoj që edhe dialogu do të ulë tensionet dhe nuk do të ketë më policë të plagosur./tvklan.al