Lajme Arkiva 2003
Shemsie Kadria mbahet mire dhe thotë se nuk vuan për para. Familjen e ka të shpërndarë dhe në Shqipëri ka vetëm njërin prej 3 djemve. Ky edhe vëllezërit e saj kujdesen për Shemsien e cila ndodhet në burgun 325. Beson se do të bëhet sërish e pasur, madje një nga burimet e pasurisë mund të shërbej libri që ka nisur të shkruaj për veten dhe “Gjallicën”. Ka ndjekur me kujdes komisionin parlamentar që tentonte të bënte transparencën e transparencës dhe fillimisht i përgjigjet pyetjes se si e vlerëson punën e tij.
Shemsie Kadria: Unë e kam ndjekur, kam qëndruar pranë televizorit meqenëse kam fatin e kam dhe në qelin time deri nga ora 2:00 pas mesnate. E kam ndjekur me interesim të gjithë dëshmitarët politikanët që dëshmuan, kryesisht kryetarin e partisë Demokratike zotin Berisha, i cili ka qenë edhe kryetar shteti për periudhën që ne kemi filluar aktivitet tregtar investues huamarrës. Unë them se ky komision, për mendimin tim, sa ka filluar punën për të bërë transparencën e firmës “Gjallica”, sepse nuk është bërë transparencë e plotë pasi firma “Gjallica” mund të them që i përket një telenovele tani. Unë kam qenë presidente e saj që nga viti 23.12.1991 deri më datën 26.12.1996. kjo datë shënon largimin tim si presidente e saj duke e pasuruar një pjesë të kapitaleve të ish drejtorit të agjencisë së kambistëve në Vlorë Fitim Gërzhalliut. E cilësoi këtë sepse pas datës 26.12.1996 të gjithë pasuritë që kanë ardhur në firmën “Gjallica”, nuk janë rrjedhojë e veprimeve të kryera prej meje, sepse unë kam krijuar shoqërinë e re “A&E ALBTUR” mbi kapitalin tim personal. Pasi e kisha të investuar totalisht në shoqërinë Gjallica që kapte vlerën 45.698.814.
Theksuat se ndoqët me vëmendje fjalën e zotit Sali Berisha, sa i sinqertë ishte Berisha në atë që thoshte?
Shemsie Kadria: Për mendimin tim ai mbajti përgjegjësinë që i takon. Ama duhet të mbajë përgjegjësi edhe pala tjetër e qeverisë në pushtet. Paratë e “Gjallicës” si gjithë të firmave të tjera pjesa më e madhe kanë shkatërruar në kohën e qeverisë socialiste sepse ata u morën në ruajtje nga vetë shteti dh epo nga vetë shteti u shkatërruan sepse ajo ishte pasuri e gjithë kreditorëve. E dyta është sepse më gjithë kërkesën time që të vijë e të bëjë transparencën sepse nuk mund të bëhet transparencë pa qenë prezentë autori. Autori dhe ortakja e vetme deri më datën 26 dhjetor isha unë dhe më pas edhe Fitim Gërzhalliu. Ishim dy persona kyç që të mudn të gjendej filli i kësaj të vërtete. Transparenca nuk është bërë e plotë sepse mungonin 240 rregjistra të kreditorëve origjinalë të cilët janë zhdukur dhe janë përpiluar kontrata fallto. Ky dokumentacion është shoqëruar me humbjen e librave të arkës. E treta, kanë pësuar zhdukje të thesarit rreth 150 milionë Dollarë dhe të gjitha këto kanë dalë në aktin e ekspertimit kontabël gjatë periudhës që unë jam gjykuar dhe jam dënuar padrejtësisht me 17 vjet heqje lirie. “Gjallica” nuk e ka mbështetur bazën financiare të huamarrja.
Sa nga deputetët që ishin në komisionin e transparencës ju i keni njohur më parë, kanë qenë debitor apo kanë pasur interesa me kompaninë tuaj?
Shemsie Kadria: Unë kam njohur vetëm zotin Bashkim Fino në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Gjirokastër. Duke e falënderuar edhe njëherë zotin Bashkim Fino, për periudhën në atë kohë që na dha mundësinë që brenda 5 ditësh apo 10 ditësh që ne të bëjmë një investim në Gjirokastër, pa asnjë lloj përfitimi nga ana e tij vetëm për tu bërë diçka e mirë atij rrethi. Mban mend të gjitha shifrat e sakta të transaksioneve të parave si edhe datat kur i ka bërë këto veprime. Tregon edhe për përpjekjet dhe sakrificat që ka bë rë për të zbuluar të vërtetën e “Gjallicës”. Madje tregon se ka bërë edhe 3 ditë grevë urie.
Shemsie Kadria: Unë jam detyruar të bëj edhe 3 ditë grevë në burgun 313. Kam kërkuar me insistim që të vijnë të gjithë kreditorët ose të paraqitet edhe Fitim Gërzhaliu. Kjo mendoj se është një lojë politike që unë bëra 155 seanca gjyqësore, as fitim Gërzhaliu nuk u paraqit në sallën e gjyqit dhe as dy drejtorët e financës nuk u paraqitën kur unë i kërkova me insistim që të ballafaqohem sepse unë pësova një shok. 45 milionë dollarë kapitale të mia dhe të borxhit 350 milionë. Kjo më ka stresuar aq shumë sa burgu s’më bënte asgjë mua, as burgu as plumbat para një dinjiteti që më është marrë dhe këtë e kam kërkuar që nga viti 1997. Unë kam ardhur me dëshirë më 29.09.1997 në Shqipëri. Kam marrë takim me zotin Farudin Arapi dy herë. Kisha dëshirë që edhe në parlament të përballesha me atë, përderisa nuk e quaj vetën aspak fajtore ndaj as një njeriu dhe nuk kam pse të qëndroj, jo në burg por as para opinionit publik. Unë kërkoj ndjesë se njerëzit mbase kanë humbur paratë, por unë nuk jam autorja. Unë kam ardhur kam qëndruar një vit fiks duke pritur nga transparenca që të bëhet një ballafaqim se mu dha fjala nga ana e tij.
Gazetari: Nga Farudini?
Shemsie Kadria: Po. Kam ardhur në takim dy herë një herë në tiranë, një herë në Durrës kam paraqitur dokumente, por në takimin e parë me një gjë më është thënë nga ana e tij që, “ke mundësi të merresh me paratë e pista, ti sjellësh në Shqipëri që të lahen kreditorët?” kur unë prisja të bëja transparencë, që të jem unë aty dhe transparencë më mirë kreditorëve të “Gajllicës” s’ja bën asnjë, sepse unë kam kapitalin tim aty. Kjo mundësi nuk mu dha.
Gazetari: Ju si ju përgjigjët kësaj oferte të Farudinit?
Shemsie Kadria: I thashë unë nuk ja kam idenë e pastrimit të parave zotërinj. Unë kam ardhur me vullnet. Nëse duhet të qëndroj në burg do të qëndrojë në burg, unë dua të dal e lirë.
Gazetari: Thuhet se gjatë kohës që shteti e ka bërë transparencën ju nëpërmjet njerëzve tuaj keni arritur të riblini disa nga pasuritë tuaja. Sa është e vërtetë?
Shemsie Kadria: Kjo nuk është e vërtetë sepse njerëzit e mi kanë para si të gjithë kreditorët e firmës “Gjallica”. Edhe vetë unë që kam qenë presidente e firmës “Gjallica”, kam kapitale te firma “Gjallica”, këto të gjitha janë sajime.
Shemsia kujton me detaje shkakun pse është detyruara të nisë huamarrjen, madje kujton edhe emrat e 7 menaxherëve të parë që ka komanduar për këtë proces.
Shemsie Kadria: Unë kam filluar të marr para nga populli më datën 1 Korrik 1992, jo për llogarinë time por për llogari të firmës Ogur Electronic në Turqi. Firmës Oguri Electronic unë i jam përgjigjur për ti siguruar 100 mijë Dollarë, i cili kishte kaluar një krizë financiare në filialet e veta në Moldavi. Meqenëse fenomeni fajdeve kishe filluar në Shqipëri që nga viti ’90 nga “Iliria” dhe praktikohej një gjë e tillë për të mos krijuar konflikt as me firmën “De Randa” dhe as me firmën “Gjallica” dhe me firmën “Ollgur Electronic”, e kam marrë unë përsipër për t’ia kryer këtë huamarrje për arsye se ai në Shqipëri punonte me disa firma të tjera dhe kishte mallra shumë, por i kishte të shpërndarë dhe u kam marrë dy personave komshinj 100 mijë dollarë me 1.5 për një afat kohor 10 ditor. Meqenëse gjendja shëndetësore e imja u keqësua kam angazhuar 7 menaxherë në Tiranë të cilët ishin dy komshiet e mia Violeta Çaliu dhe tjetra Florika Elezi që mund të ketë përfolur edhe gjatë kohës së biznesit. Janë paguar 500 dollarë në muaj sigurisht edhe me përqindje duke i lënë një përqindje. Huamarrjen e kam mbyllur unë në Tiranë më 27 Nëntor 1994 duke shlyer 546 kreditorë të cilët ishin angazhuar nga këta 7 menaxherë. Menaxherët kanë qenë Florika Elezi, Violeta Qalliu, Nasi Kumaraku, Jorgo Mandili, Shemsi Mata, Vesap Xhelili dhe Bujar Çapaj.
Nën trysninë e historive të bashkëvuajtësve të saj shumica e të cilave janë dënuar për vrasje dhe me bindje se edhe ndaj saj janë bërë shumë padrejtësi, Kadria e justifikon krimin e grave të dënuara. “Në fund të fundit dy duar për një kokë janë”, thotë ajo./tvklan.al