Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Janullatos është përkeqësuar.
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, përmes një njoftimi të fundit, bën me dije se kryepeshkopi është intubuar dhe është transferuar në kujdes intensiv.
“Përditësim i gjendjes shëndetësore të Fortlumturisë së Tij, Kryepishkopit të Shqipërisë, z. Anastas
Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar”, thuhet në njoftimin e kishës.
Kryepeshkopi Janullatos ndodhet i shtruar në spitalin e Athinës prej disa ditësh për shkak të infeksionit sezonal.
/tvklan.al