Në Lezhë kanë nisur një sërë investimesh, kryesisht në rrjetin ujësjellës kanalizime.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi se ky program përfshin ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë për tri lagje në Lezhë, rehabilitimi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura si dhe ndërtimi i sistemit të ujërave të bardha.

Belinda Balluku, zv.Kryeministre: Do të ndërtohen rreth 3 kilometra linjë transmetimi kryesore për furnizmin me ujë në Shëngjin, si një nga njësitë më të rëndësishme turistike të vendit tonë, rrjet i ri shpërndarës prej rreth 12 km për lagjen Kodër Marleka, rrjet i ri shpërndarës prej rreth 16 km për fshatrat Kakariq dhe Goxhaj, si dhe dy puse të rinj uji.

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu falenderoi përfaqësinë e Bashkimit Europian që po financon 6 projekte në qytete.

Pjerin Ndreu, kryetar i Bashkisë së Lezhës: Falenderoj Bashkimin Europian që në Lezhë është prezent me mbi 6 projekte. Ka bërë dy shkolla me standardet më të larta, me muzeun arkeologjik që na mungon dhe që shumë shpejt e fillojmë, me infopoint në Shëngjin dhe me urban që janë disa projekte që ne i kemi tashmë të fituara dhe Bashkimi Europian është gjendur në Lezhë.

Ndreu theksoi se këto investime do të ofrojnë për qytetarët standarde si ato në vendet e Bashkimit Europian.

Klan News