Studioja arkitekturore “Selgascano Architects” nga Madridi është shpallur fituese e konkursit ndërkombëtar për Rozafën e re.

Gjatë ceremonisë, ku u paraqitën projektet nga 5 skuadra me prestigj në arkitekturë, kryeministri Edi Rama tha se me projektin fitues do të ripërtërihet dhe zgjerohet hoteli kryesor i qytetit, me kapacitete të reja akomoduese për ata që vizitojnë Shkodrën.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Një objekt i cili nuk është thjesht një objekt privat, por është një objekt që ne synojmë të krijojë një ikonë të këtij shekulli për Shkodrën.

Nga kryeqendra e veriut kryeministri tha se janë gati kontratat për segmentet e reja të Korridorit Blu përveç atij Thumanë –Kashar që do e bëjnë distancën Tiranë – Shkodër  vetëm 40 minuta.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Për pak ditë do të lidhen edhe kontratat e reja për segmentet më poshtë nga Thuama në Kashar tanimë e kemi, pastaj nga Kashari në Rrogozhinë dhe nga Rrogozhina në Fier. Kështu koha e lidhjes së Shkodrës me Tiranën brenda kësaj dekade do të jetë rreth 40-45 minuta, ndërkohë që koha e lidhjes së Shkodrës me jugun poshtë do të jetë sa ç’është sot koha e lidhjes me Tiranën, pra do të mund të shkohet deri në Vlorë për 2 orë.

Nuk munguan as në këtë rast batutat.


Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Do të sfidohet edhe më shumë Pjerin Ndreu në Lezhë që kaq kohë që përpiqet ta kthejë Lezhën në një qendër të rëndësishme se Shkodrën, e ka shumë të vështirë, por megjithatë jam shumë i bindur që duke parë nga Shkodra do të mësojë dhe do i çojë më tutje edhe planet e veta ambicioze.  

Me zgjedhjen si kryebashkiak të Shkodrës se Benet Becit janë shtuar investimet në këtë qytet që po transformohet çdo ditë.

Klan News