Drejtuesi politik për Tiranën, Belind Këlliçi i pyetur për investimet në ishullin e Sazanit nga dhëndri i Presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump thotë se Partia Demokratike nuk ka sulmuar kurrë investimet e huaja dhe se është pro çdo biznesi legjitim.

Nga SHBA, gjatë fjalës së tij për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Këlliçi është shprehur se PD mbështet investimet në mënyrë transparente, ku qytetarët mund të njihen me procedurat.

Blendi Fevziu: Që prej muajsh është diskutuar çështja e investimit në Sazan të Jared Kushner dhe partnerëve të tij. Partia Demokratike është në favor apo jo të këtij investimi?

Belind Këlliçi: Partia Demokratike nuk ka mbajtur asnjë qëndrim me një investim të tillë specifik, nuk ka sulmuar kurrë investimet e huaja aq më tepër investime amerikane. Partia Demokratike është pro çdo biznesi legjitim, transparent, fonde që vijnë nga jashtë dhe aq më tepër nëse janë Dollarë amerikan apo janë fonde që vijnë ngë Amerika, por Partia Demokratike as nuk bën gjueti shtrigash, as nuk është kundër biznesit dhe as nuk gjobit e nuk godet bizneset. Për çdo biznes që bëhet në mënyrë transparente dhe qytetarët dhe opinioni publik shqiptarë ka mundësi të njihet me të gjitha procedurat, padiskutim që është pro.

Ndër të tjera Këlliçi ka folur edhe për marrëdhëniet të Partisë Demokratike me ndërkombëtarët.

Belind Këlliçi: Muajin e kaluar PD është rikthyer me të drejta të plota anëtare e Partisë Popullore Europiane. Kemi rifilluar të marrim ftesat normale, standarde që i vijnë partisë tonë nga Partia Popullore Europiane. Ndjekim të gjitha aktivitetet ndërkombëtare botërore.

Për Amerikën që ju po flisni ja ku jemi, jemi të dy në SHBA. Unë nuk kam ardhur këtu si individ. Unë nuk jam vetëm një individ privat, por jam një zyrtar i Partisë Demokratike. Unë kam qenë në takime të niveleve më të larta. Para katër javësh kam qenë me Presidentin aktual të zgjedhur të SHBA./tvklan.al