Drejtuesi politik për Tiranën, Belind Këlliçi thotë se administrata e Donald Trump mundet që të heqë kryedemokratin Sali Berisha nga lista “non grata në SHBA”.
Gjatë fjalës së tij për emisionin “Opinion” në Tv Klan, kësaj radhe nga SHBA, Këlliçi është shprehur se ka kontrakte të drejpërdrejta me punonjës të stafit të Trump.
Këlliçi ka shtuar se ju është hapur një derë për të dhënë dhe kërkuar më shumë informacion nga partnerët lidhur me situatën politike në Shqipëri.
Blendi Fevziu: Me ardhjen e Trumpit, çfarë shpresoni ju që të ndryshojë?
Belind Këlliçi: Me ardhjen e Trumpit, jam i bindur se do të jetë fakt që influenca e Fondacionit Sorosit do të ulet ndjeshëm. Donatori numër 1 në ngritjen e strukturave në trajnimet në reformën në drejtësi dhe financimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, është fakt ky.
Blendi Fevziu: A mendoni ju se një administratë e re mund ta kthejë shpalljen e Berishës “non grata”?
Belind Këlliçi: Sigurisht që mundet.
Blendi Fevziu: Ambasadorja amerikane është shprehur se asnjë administratë nuk mund të kthejë mbrapsht aktin e një administrate paraardhëse.
Belind Këlliçi: Kjo është absurde. Ka precedentë të ngjashëm, për shembull Kryeministri i Indisë. Janë zyrtarë në shtetin e Hungarisë, e Turqisë në Maqedoninë e Veriut. Ka plot precedentë që kjo ka ndodhur.
Blendi Fevziu: A keni kontakte të drejtpërdrejta me njerëz të stafit të tij?
Belind Këlliçi: Sigurisht që po, edhe unë personalisht, edhe PD-ja. Ne na hapet dera, na hapet një mundësi për të dhënë më shumë informacion dhe për të kërkuar dhe më shumë informacion nga partnerët tanë në lidhje me situatën politike në Shqipëri dhe në lidhje me rastin dhe me çështjen konkrete.
/tvklan.al