Lajme Arkiva 2003

Pësojnë rënie të dukshme investimet publike. Buxheti i shteti ka investuar vetëm 63% të investimeve të planifikuar për 6 mujorin e parë të këtij viti. Pjesa tjetër e shpenzimeve të planifikuar për sektorin publik nuk është shfrytëzuar për shkak të paaftësisë së ministrive për të thithur fonde.

Burime në drejtorinë e buxhetit pranë Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se sektorët më të rëndësishëm se ai i transporteve, i energjetikës dhe i punëve publike nuk kanë realizuar vëllimin e parashikuar të investimeve. Shqetësimi për rënien e investimeve ka trokitur në qeveri e cila ka krijuar një komitet të posaçëm për të kontrolluar dhe nxitur investimet.

Rënien e investimeve e konfirmojnë edhe Bankat e Shqipërisë. Rënien e investimeve vazhdon që prej vitit të kaluar. Sipas raportit vjetor të bankës së Shqipërisë investimet ranë me afro 14%. Për vitin 2002 u realizuan vetëm 73% e investimeve pasojë e rënies së investimeve është ulja e aktivitetit privat si dhe ulja e punësimit./tvklan.al