Lajme Arkiva 2003
Investimet publike në infrastrukturë, shkolla dhe spitale që përbëjnë prioritete qeveritare vazhdojnë të jenë të ulëta dhe të mos mbështesin rritjen ekonomike.
Investimet publike për 8 mujorin arrijnë në masën 65% ndërkohë që autoritet nuk kanë arritur të mbështesin as shpenzimet për financimet e huaja.
Sipas të dhënave të vlerësimit të ekonomisë të publikuara nga Banka e Shqipërisë problemet e qeverisjes dhe paqartësia e zhvillimeve të ardhshme politike është faktori që lëkund ritmin e rritjes ekonomike.
Sipas këtij raporti disa nga arsyet që qeveria ka shënuar deficit në investimet publike kanë qenë, shtyrja e projekteve buxhetore në fund të vitit, si edhe problemet me ligjin e ri të prokurimeve.
Ecuria ekonomike në bujqësi dhe në tregti ka shënuar rritje sipas raportit ndërkohë që problematike mbeten importet shumë të larta, deficiti tregtar ka arritur shifrën prej afro 600 milionë dollarësh duke vështirësuar rritjen e ekonomisë.
Shpenzimet e ulëta publike dhe problemet me mbledhjen e të ardhurave çuan në shkurtimin e buxhetit të këtij viti, madje Fondi Monetar Ndërkombëtar skeptik në lidhje me suksesin e qeverisë në menaxhimin e të ardhurave për vitin e ardhshëm rekomandoi shkurtim që në hartim të disa zërave për shpenzime./tvklan.al