Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka zgjedhur titullar Kristjan Asllanin për sfidën ndaj Hellas Verona, në transfertë.
Mesfushori shqiptar, do të zëvendësojë në formacionin zikaltër Hakan Calhanoglu, i cili u dëmtua në grumbullimin me Turqinë.
Një mundësi e mirë për Asllanin, që të tregojë vlerat e tij dhe t’i japë një sinjal stafit, për më shumë minuta në të ardhmen.
Mesfushori ishte titullar edhe në dy ndeshjet e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, ndaj Ccekisë dhe Ukrainës, prandaj në këtë takim vjen në formë të jashtëzakonshme.
FORMACIONET ZYRTARE:
HELLAS VERONA: Montipò; Daniliuc, Magnani, Dawidowicz, Tchatchoua, Serdar, Belahyane, Harroui, Bradaric, Tengstedt, Mosquera.
INTER: Sommer; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Asllani, Mkhitaryan, Carlos Augusto; Correa, Thuram.
/tvklan.al