Gjyqtarja Irena Gjoka, i ka kërkuar SPAK që të hetojë për deklaratën e bërë nga Argita Malltezi, vajza e kryetarit të PD, Sali Berisha e cila ka deklarua se gjyqtarja është korruptuar me 500 mijë euro.
Irena Gjoka që caktoi masat e sigurisë “arrest në shtëpi” për Sali Berisha dhe “arrest në burg” për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, për çështjen Partizani, thotë se deklarata kundërta nga Argita Malltezi është bërë publikisht.
Lidhur më kërkesën e gjyqtares ka reaguar Argita Malltezi e cila ka sqaruar deklaratën e saj ndaj gjyqtares.
“Unë kam bërë pyetje dhe njëkohësisht thirrje mediave të hetojnë, të pyesin në SPAK nëse ekziston një çështje e tillë dhe a po bëhet hetim. Kjo besoj do duhej të gëzonte gjyqtaren me tre mbiemra dhe madje çdokush tjetër, i bindur në pastërtinë e tij, do bënte deklaratë sqaruese dhe thirrje SPAK të hetonte dhe të reagonte. Znj.Spata Maneku Gjoka ka zgjedhur të fshihet pas kolegëve të saj, gjë që zbulon aspektin e dytë korruptiv të sistemit, Keqpërdorimin e drejtësisë. Nuk ka asnjë dispozitë ligjore që i jep të drejtë SPAK të hetojë çështje ku ankues ose i paditur është një prokuror apo gjyqtar i drejtësisë së posaçme. Kjo është një praktikë e ekstraligjore dhe abuzive e krijuar nga vetë ata.”
Malltezi akuzon përsëri gjyqtarja Irena Gjoka se ka negociuar për 500 mijë euro me një ish-deputet të PS në këmbim të lehtësirave ligjore.
“Zonja në fjalë mendon se mund të ofrojë pazar duke ngritur çështje të tilla. Megjithatë unë e vlerësoj këtë rast si një mundësi të shkëlqyer për t’i drejtuar xhongleres së mbiemrave ato pyetje që unë i drejtova publikisht. A je përzënë nga Greqia për vepra të dënueshme? A ekziston një video e gjetur në shtëpinë e gazetarit të larguar tashmë nga Shqipëria, në të cilën ajo është regjistruar me qëllim shantazhi duke negociuar me një ish deputet të PS marrjen e shumës prej 500 mijë eurosh në këmbim të lehtësirave ligjore shfajësuese për këtë ish deputet? SPAK është organ publik dhe ka detyrimin të sqarojë nëse ekziston një rrethanë e tillë opinion publik ndaj i bëj edhe një herë thirrje t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, që është në interes të publikut. Gjithashtu inkurajoj mediat të pyesin dhe hetojnë për këtë çështje.”
Aktualisht është gjyqtarja paraprake Flojera Davishi e cila do të shqyrtojë çështjen e privatizimit të ish-klub Partizanit, dosja për të cilën janë në gjyqin ish-kryeministri Berisha e dhëndri i tij.
Klan News