Lajme Arkiva 2004
Ish drejtori i policisë së Beratit Ilirjan Dida ka ndërprerë grevën e urisë dhe i është nënshtruar ndërhyrjes mjekësore.
Sipas familjarëve të kolonel Didës katër ditët e fundit të jetës së tij janë shoqëruar me shqetësime serioze, gjendje debole, luhatje të tensionit dhe të temperaturës së trupit.
Për këtë arsye mjekët e trajtuan me serume deri sa gjendja kritike alarmoi familjen Dida.
Në orën 19 ambulanca e gjendjes spitalore e shtroi Ilirjan Didën në spitalin infektiv të qendrës spitalore universitare. Ish drejtori i Policisë së Beratit ndodhej në grevë urie prej 15 ditësh si protestë për largimin e tij nga radhët e policisë.
Ai kërkon sqarimin akuzave për shkarkimin e tij. Në rast fajësimi të dënohet, përndryshe të kthehet në detyrë./tvklan.al