Ish-gjenerali i ushtrisë, major Shpëtim Spahiu, ka munguar në seancën e parë gjyqësore që ka hapur me presidencën.

Padia civile e ushtarakut të pushuar dhe shkarkuar nga detyra drejtuar gjykatës është marrë nën shqyrtim nga një gjyqtare.

Në zyrën e saj ka qenë vetëm avokati Vlad Meçe dhe përfaqësuesi i presidencës.

Seanca nuk ka zgjatur për shumë kohë pasi gjyqtarja i ka kërkuar palës paditëse të vërë në dispozicion të gjykatës një kopje origjinale të dekretit të presidentit ku shprehet qartë motivi i shkarkimit dhe largimit nga detyra i gjeneralit të ushtrisë.

Padia e Spahiut, të depozituar rreth 15 ditë më parë në sekretarinë e gjykatës, ndërsa emri i ish-gjeneralit rezulton të jetë i përfshirë në procesin e dyshimtë të trafikut të fishekëve me kompaninë amerikane, AEY./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani