Ka vendosur të thyejë heshtjen politike pas 2 vjetësh, ish-lideri i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministri, Fatos Nano, rikthehet përballë gazetarit Blendi Fevziu, në emisionin më të ndjekur politik në vend, “Opinion”.

Një sërë pyetjesh do ta shoqërojnë për rreth 60 minuta, ish liderin historik të së majtës:

Çfarë mendon ai për Partinë Socialiste në këtë garë elektorale?

Cili është pozicioni i tij mes Edi Ramës dhe Ilir Metës?

Çfarë mendimi ka Fatos Nano për 4 vite të qeverisjes Berisha?

Për kë do të votojë ish-kryeministri në zgjedhjet e 28 qershorit dhe sipas tij cila forcë politike do të udhëheqë Shqipërinë më pas?

Të martën, rikthehet përballë pyetjeve të gazetarëve, publikut etj, Fatos Nano në prag zgjedhjesh në emisionin Opinion, na ndiqni./tvklan.al