Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Përjashtimet dhe shkarkimet e bëra për oficerë të lartë policor, kanë ngritur dyshime se polici e shtetit është drejtuar nga të inkriminuar. Çdo ministër rendi që ka ardhur në këtë post ka larguar nga radhët blu, drejtues të kësaj strukture, duke hedhur dyshime për bashkëpunim dhe favorizim të inkriminuarve nga ministri i mëparshëm.

Pas deklaratës së ripërsëritur nga ministri aktual Toska, se të shkarkuarit janë të inkriminuar, tre nga ish-ministrat e rendit Ceka, Koçi dhe Rama, deklarojnë se dhe më parë ka pasur shkarkime dhe penlizime në rend. Gjatë 2002-2003 janë përjashtuar 114 efektivë blu dhe janë ndëshkuar 3000 të tjerë, por këto kanë qenë procedura më transparente shprehen tre ish-ministrat.

Luan Rama: “Kredoja rend brenda rendit nuk është kredo personale, por është kredo institucionale që buron nga angazhimet qeverisëse të mazhorancës, që drejton PS dheun e mbështes ministrin e rendit në të gjitha angazhimet për të thelluar luftën kundër korrupsionit dhe të inkriminuarve në radhët e policisë. E rëndësishme është që këto vendime, këto masa të jenë të motivuara dhe ajo që është akoma më e rëndësishme është mbyllet cikli i ndëshkimit ligjor të konkretizimit, të asaj çka është thënë dhe që po aplikohet, të veprimit të drejtësisë së organizuar. Duke marr shkas edhe nga largimet, apo përjashtimet nga policia e shtetit të disa oficerëve të lartë të kohëve të fundit, unë e thashë dhe dje në komision, që pres e shumë qetësi që ministria e rendit të çojë dosjet e tyre për ndjekje penale ën organin e akuzës dhe natyrshëm të nxirret edhe përgjegjësia e atyre që i kanë emëruar, nëse këta realisht janë të inkriminuar”.

Petro Koçi: “Duhet t’u referohemi të dhënave dhe arsyeve konkrete që ka pasur ministri apo nomenklatura në përgjithësi, në trajtimin deri në shkarkim, apo në lëvizje nga detyra të disa prej emrave të njohur të policisë shqiptare. Mendoj që çdo prononcim publik, sidomos i politikanëve duhet të niset nga pozita e informacioneve të sakta dhe të drejtpërdrejta”.

Neritan Ceka: “Mbetet që verdiktin përfundimtar të mos e japi administrata, se në fund të fusnit dhe ministri është pjesë e administratës publike, pavarësisht nga atributet politike, vendimin përfundimtar në rastet kur janë marr masa administrative do ta marrin përsëri organet gjyqësore kur ka pasur ankesa, vetë komisioni ka krijuar një grup pune, i cili po analizon qoftë ankesat të përjashtuara nga policia, qoftë edhe dokumentet mbi bazën e të cilave është bërë ky përjashtim”./tvklan.al

Gazetare – Aranita Brahaj