Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Të persekutuarit politikë zhvilluan sot protestën e radhës. Të bllokuar nga policia ata nuk u lejuan të protestonin para kryeministrisë. Duam vetëm pjesën tonë dhe të drejtat tona, ishin fjalët e tyre. Protesta nisi nga Kryeministria dhe vazhdoi drejt Presidencës, ku ish-të përndjekurit politikë vazhduan me parullat e tyre kundër Nanos dhe qeverisë që ai drejton.
“Televizioni Publik Shqiptar është komunist dhe nuk i transmeton protestat tona”, ishin fjalët e tyre pranë godinës së TVSH, e cila ishte ndalesa e fundit e protestuesve./tvklan.al