Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Rastet e vdekjeve të vetëquajtura nga gripi apo frika e vdekjes nga virusi Sars, nuk janë të pranishëm në Shqipëri. Janë përcaktuar tashmë shkaqet nga specialistë të ISHP, ku pas analizave rezulton se pacientët kanë qenë prekur nga virusi respirator. Në 13 vende, rastet e prekura me sindromin akut respirator të rëndë janë shënuar 1550 të prekur dhe 54 vdekje.

Dy ditë më parë janë shënuar 45 raste të reja në Hong Kong, 8 në Kanada dhe 8 të dyshuar në SHBA. Por Shqipëria nuk rezulton të ketë asnjë kontakt me njerëz që vijnë nga zona të prekura.

Silva Bino:- “Krahas gripit mund të kesh një bronkopneumoni, e cila bëhet edhe vdekjeprurëse. Pra sëmundja nuk duhet të neglizhohet në përgjithësi. Gripi është një sëmundje si gjithë sëmundjet e tjera, që ka risqet e veta dhe që do dhe kujdesin e vetë. Rastet në Sanatorium janë marrë analizat e rasteve që kanë qenë të shtruar dhe kanë qenë me bronkopneumoni, ne i kemi identifikuar që janë viruse respiratorë, që nuk lidhen me Sarsin, por që identifikimi i mëtejshëm i viruseve po vazhdon”.

Zonat më të prekura janë Tirana, Durrësi, Kukësi, Kolonja dhe Elbasani. Sipas drejtoreshës Bino, gripi nuk duhet neglizhuar.

Silva Bino:- “Ne vëmë re një ulje të numrit të rasteve në moshat e fëmijëve, që tregon që ky shpërthim po i vjen fundi”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti