Uji i pijshëm rezulton të jetë i ndotur në 8 qytete të Shqipërisë. Specialistët e Institutit të Shëndetit publik shprehen se ai është rrezik epidemie. Sipas tyre ndotja bakteriale e ujit vjen si pasojë e amortizimit të rrjetit të ujësjellësit.
Arben Luzati: “Të dhënat e fundit të muajit maj 2008, rezulton që ka rreth 8 qytete me ujë të pijshëm të ndotur. Këto ndotje janë sporadike, janë në pika të veçanta, në ditë të veçanta dhe në zona të veçanta. Çdo ndotje qoftë edhe një ndotje e vogël përbën risk për popullatën. Kështu mund të përmendim Hasin, Kopliku, Memaliajn, Tepelenën, Tiranën, Bajram Currin, Vlorën dhe Urën vajgurore.”
Gjithashtu edhe mungesa e klorinimit të ujit mbetet një problem. Gjatë analizimit të situatës është vrenjtur se 10 qytete kanë mungesë klori në ujë.
Situata mjaft alarmante paraqitet edhe në qytetin e Lushnjës. Autoritetet e ISHP në këtë qytet shprehen se pas analizave të kryera, uji ka rezultuar me ndotje të lartë dhe është i pa konsumueshëm.
Isuf Çela: “Niveli i klorit nuk është në nivelin e duhur, se të kesh 80% rrjetin e brendshëm të ujësjellësit të qytetit të dëmtuar. Kalojnë tubat e ujit të pijshëm në ujërat e zeza siç kalojnë në Konjatë, në fshatin Zhan Konjatë si të mos ketë rrezik uji i pijshëm. Uji ka shumë probleme dhe ne nuk e kemi situatën në dorë.”
Uji i pa konsumueshëm konstatohet edhe nga vetë qytetarët.
Qytetarja: “Vjen era qelbur, po na dhemb barku, po na dhembin zorrët e barkut.”
Qytetari : “Me ujin e çezmës që vjen ne nuk pijshëm dhe as gatuajmë .”
Ndotja e ujit të pijshëm shihet nga specialitet si një problem që do të jetë prezent për gjatë gjithë sezonit veror./tvklan.al
Gazetar: Brunilda Cami