“Ti ke kohë të mjaftueshme për t’u pajisur me makinë për t’i shtypur turmat e tyre, ose për të blerë një thikë për t’i goditur ata, ose për të mbushur pushkën tënde me armatim”.
Ky është mesazhi që Shteti Islamik u dërgon mbështetësve të tij në gjuhën shqipe përmes kanaleve të tij të komunikimit, duke kërcënuar seriozisht shqiptarët për festat e fundvitit.
“E nëse këto nuk pranohen nga shpirti yt, hyn në turmën e tyre dhe bërtit: “Allahu është më i Madhi”, mbyllet thirrja propagandistike e organizatës terroriste.
Ndër të tjera në mesazhin kërcënues, ISIS e cilëson vitin 2018 si vit i përgjakshëm. Ndonëse Shteti islamik po pëson disfata të njëpasnjëshme në Irak e Siri, kërcënimet ndaj perëndimit vijojnë.
Kërcënimi i fundit vjen pas thirrjeve të Shtetit Islamik drejtuar të ashtuquajturve “ujqër të vetmuar”, për t’u infiltruar në radhët e emigrantëve e të sulmojnë Vatikanin dhe Koloseun për Krishtlindje.
Pikërisht Krishtlindjet janë shënjestra e ISIS edhe këtë vit, sikurse vitin e kaluar kur terroristi tunizian i ISIS, Anis Amri, hyri në një treg në Berlin, duke vrarë 12 persona e plagosur dhjetëra të tjerë.
Tv Klan