Instituti sigurimeve të kujdesit shëndetësor do të përllogaris brenda 6 muajve kostot e shtatë shërbimeve bazë që ofrohen në poliklinika. sipas drejtores së këtij dikasteri Elvana Hana, nxjerrja e kostove për çdo shërbim do realizohet në bashkëpunim me Usaid-in, dhe ka për qëllim dhënien e përparësisë parandalimit të sëmundjeve.

Elvana Hana: “Ajo që ne duam të arrijmë tani është të masim kosto e shërbimeve të paketës së shërbimit që është evoluar tashmë dhe që është kontraktuar me të gjithë mjekët e familjes. Një nga shërbimet që është lënë pak pas dore le ët themi që është prevenimi i sëmundjeve. Ne duam tani që koston ta lidhim me këtë shërbim dhe natyrisht dhe punën e mjekut të familjes ta kalojmë nga mjekim trajtues në mjekim parandalues dhe prevenues. Kostifikimi i këtyre 2-3 shërbimeve do të zgjas deri në fund të vitit, ndërsa pjesa tjetër 4 shërbimet e mbetura do të bëhen nga instituti dhe pretendojmë që në një periudhë 6-7 mujore t’i kemi gati të gjitha.”

Nxjerrja e kostove për 7 shërbimet bazë në poliklinika do të ndihmojë ISKSH-në në shpërndarjen sa më të mirë të financimeve , për të pasur një shërbim cilësor ndaj pacientit./tvklan.al

Gazetare Brunilda Cami