Që nga një janari i vitit 2009 të gjitha spitalet do të përfshihen në skemën e sigurimeve  shëndetësore, por spitalet apo qendrat shëndetësore që kanë borxhe nuk do të kontraktohen nga instituti i sigurimeve të kujdesit shëndetësor për blerjen e shërbimeve që ofrojnë. Pasi sipas drejtores së këtij institucioni , Elvana Hana , borxhet duhet ti paguaj ai që i ka krijuar, ndërsa pritet që kjo situatë të zgjidhet me vendim qeverie.

Elvana Hana: “Borxhet e spitaleve janë mëdha janë të trashëguara ndër vite. Normalisht është mirë që këto borxhe të mos mbarti spitalet që sapo po lindin si institucione vendimmarrëse. Kështu që në këtë lloj kuptimi është mirë që ato të jenë të lira nga këto borxhe. Po hartohet një vendim i këshillit të ministrave se si do të trajtohen këto borxhe në vitin 2009. Ne nuk mund ta mbajmë kurrsesi, se ne jemi një institucion qe do blejmë shërbimin.”

Me futjen e spitaleve në skemën e sigurimeve, të pa siguruarit do të duhet të paguajnë çdo shërbim me përjashtim të urgjencës, ndërsa të siguruarit do të përfitojnë falas të gjitha shërbimet që e paketës bazë ku përfshihen mallra dhe shërbime shëndetësore të kujdesit shëndetësor parësor. Kujdesi shëndetësor të specializuar, kujdesin spitalor, barna, aksesorë, furnizime sekondare dhe transportin mjekësor./tvklan.al