Ardian Ismajli është një nga lojtarët më të spikatur në Serie A këtë sezon. Mbrojtësi i Shqipërisë, vazhdon të mahnisë me paraqitjet e tij, me fanellën e Empolit.
Falë formës së shkëlqyer të treguar, Ismajli është zgjedhur në formacionin më të mirë të muajit Nëntor në Serie A, nga faqja e statistikave “WhoScored”.

Vlerësim i rëndësishëm për shqiptarin, që vjen në një kohë kur emri i tij përflitet në klube të mëdha si Inter, Fiorentina, Juventus dhe Napoli.
Paraqitje të jashtëzakonshme ka bërë në Premier League edhe portieri i Kosovës, Aro Muric, me fanellën e Ipswich.

Falë pritjeve të tij të shkëlqyera, Muric është zgjedhur në formacionin e muajit Nëntor në elitën e futbollit anglez, me emra si Salah, Fernandes dhe Marzaoui. /tvklan.al