Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Prokuroria e Barit pritet që brenda së martës të ketë dhënë vendimin e saj për të arrestuarit e misionit Ylberi. Zhvllimet e fundit kanë xjerr në pah mjaft të reja për prokurorin e çështjes Mikele Emiliano. Dy të pyeturit e parë Masimo Simoneli 44 vjeç, kryetari i misionit Ylberi dhe Luciano Tenalo 43 vjeç drejtues i ketij misioni në Vlorë, brenda kësaj jave kanë zbuluar disa nga misteret e skandalit të ndihmave, të ardhura në shqipëri gjatë krizës kosovare.

Prokurori Emiljano deri tani i ka mbajtur të fshehta rezultatet e hetimeve. Ndërkohë sot Emiljano ka pritur edhe Natalina Çea, shefja e misionit të doganava në Shqipëri, e cila ka kërkuar dorëheqjen e saj para një jave.

Media italiane vazhdon të jetë mjaft e ndjeshme ndaj çdo problem në lidhje me shqiptarët. Mbrëm vonë në autostradën Aurelia, dy shqiptar janë përplasur me një makinë italiane, ku kanë mbetur të vdekura tre vajza. Shqiptarët që sipas autoriteteve italiane ishin klandestinë në itali, pas aksidentit janë munduar të largohen. Njëri nga djemtë ndodhet në spital i plagosur, ndërsa tjetri emir i të cilit është bërë i njohur dhe quhet Iljaz është arrestuar në orët e para të mëngjesi të sotëm./tvklan.al