Të kaltrit fitojnë me rezultatin 2-1, falë rrjetave të Retegui
Italia mundi Venezuelen 2-1 në miqësoren e luajtur në Florida, dhe mori suksesin e katërt të epokës Spaleti.
Nisja nuk ishte e mirë për të kaltrit, por Donnarumma i shpëtoi nga komplikimet duke pritur një penallti në fillim të sfidës.
Protagonist në këtë miqësore ishte Mateo Retegui, që realizoi të dy golat për Italinë, në mintuat 40’ dhe të 80’. Amerikanojugorët shënuan me Machis në minutën e 43’.
Miqësorja tjetër e Italisë do të jetë kundër Ekuadorit po në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në përfundim të takimit, trajneri Luçiano Spaleti vlerësoi atmosferën dhe analizoi lojën.
“Ndonjëherë, duket se nuk jemi aq të vendosur për të shfrytëzuar shansin që na jepet. Venezuela na vuri nën preison; është mentaliteti i Amerikës së Jugut. Ata luajnë çdo ndeshje si finalja e Kupës së Botës. Ne duhet të përmirësohemi në këtë aspekt; jemi ende shumë të butë dhe në zonën tonë të rehatisë, kështu që bëjmë gabime naïve.”
Të kaltrit, janë kundërshtare e Shqipërisë në Euro 2024, me të cilët do të luhet edhe sfida e parë e fazës së grupeve më 15 Qershor në Dortmund.
Klan News