Një sherr mes dy të burgosurish, një shqiptari dhe një italiani, në Sanremo ka lënë të plagosur një gardian.
Sipas asaj që shkruajnë mediat nuk dihen ende arsyet e konfliktit mes dy të burgosurve, por gjatë përleshjes kanë përdorur edhe mjete prerëse, të paligjshme brenda ambienteve të burgut.
Me këtë mjet është plagosur edhe gardiani. Përveç kësaj, ai është goditur me shkelma. Ai u dërgua në spital ku është jashtë rrezikut për jetën.
Shqiptari është dënuar deri në vitin 2049 për akuzën e vrasjes, ndërsa italiani i dënuar për grabitje dhe dhunë.
Ndërkohë siç shkruajnë mediat, problemet në këtë burg të Italisë kanë qenë gjithnjë të vazhdueshme. Për këtë fajtorë janë bërë strukturat drejtuese të institucionit./tvklan.al