Mbante armë e municion luftarak në biznesin e tij, vihet në pranga një 43-vjecar në Peqin. Policia njofton se është vënë në pranga Imer Manehasa pasi gjatë kontrollit në një objekt pa leje që ai kishte ndërtuar, uniformat blu gjetën një pistoletë, armë gjahu, armë sportive, municion luftarak, një sasi kokaine, një thikë e dy targa false.
Policia dyshon se Manehasa është pjesë e një grupi kriminal ndërsa ende nuk është saktësuar nëse armët e gjetura janë përdorur në ndonjë ngjarje të rëndë. Veç tij janë shoqëruar edhe persona të tjerë të cilët janë marrë në pyetje nga uniformat blu.
Imer Manehasa është djali i Albert Manehasës dhe Seit Manehasës të dy të arrestuar në 28 korrik të vitit 2020. Arrestimi i tyre u bë pasi në servisin e makinave që kishin pronësi policia gjeti armën me të cilën u qëllua Emiljano Ramazani po në korrik të atij viti në Elbasan. Policia i hetoi në atë kohë babë e bir si bashkëpunëtor në këtë ngjarje ndërsa ata vetë mohuan që të kishin lidhje me atentatin ndaj Ramazanit.
Klan News